Qindra protestues turkë dhe sirianë janë mbledhur jashtë konsullates iraniane në Stamboll duke fajësuar Iranin për dështimin e marrëveshjes së armëpushimit mes forcave qeveritare siriane dhe rebelëve.
Protestuesit kanë brohoritut “Iran vrarës, largohu nga Siria!” dhe në duar kanë mbajtur parulla në të cilat shkruhej ‘Ruajeni Aleppon!”, transmeton arbresh.info..
Marrëveshja për armëpushim në mënyrë që të evakuohen civilët dhe rebelët është prishur gjatë ditës së djeshme, por në orët e vona të natës së sotme rebelët kanë deklaruar se marrëveshja është rikthyer.
Turqia, aktivistët e opozitës dhe rebelët thonë se Irani ishte përgjegjës për dështimin fillestar të marrëveshjes, pasi Teherani ka imponuar kushte të reja në këmbim të kalimit të sigurtë të civilëve dhe rebelëve nga Alepo lindor./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...