Në rrugët e Parisit të Francës, gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar protesta për shkak të ligjit të ri rreth sigurisë.
95 persona ishin arrestuar në këto protesta, një pjesë e tyre ishin përleshur me policinë.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, ka thënë se 67 oficerë të policisë janë të lënduar.
Darmanin bën të ditur se në tërë Francën kishin protestuar rreth 50 mijë njerëz, prej tyre pesë mijë ishin vetëm në Paris.
Protestat, të cilat janë duke u mbajtur për javë të tëra, filluan pas arrestimit me dhunë të një producenti me ngjyrë nga policia.
E më vonë kaluan edhe në atë duke kundërshtuar ligjin e ri për sigurinë, që ishte miratuar nga Qeveria franceze, shkruan Euronews.
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...
Orav: BE-ja qëndron përkrah Kosovës
Konjufca mirëpret heqjen e masave ndaj Kosovës: Presim progr...
Vrasja në Gjakovë, prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim ndaj...
U kap me 100 gramë drogë në Morinë nga policia e Shqipërisë,...
FSHF zbulon programin e Kombëtares nga shpallja e listës der...