Me mijëra izraelitë janë tubuar jashtë rezidencës zyrtare të kryeministrit Benjamin Netanyahu, duke i bërë thirrje që të japë dorëheqje gjersa përballet me akuza për korrupsion dhe kritika në rritje për mënyrën se si po e menaxhon pandeminë e koronavirusit.
Netanyahu ka pësuar rënie të popullaritetit në javët që shkuan për shkak një sërë demonstratash ku populli thotë se nuk është i denjë për të udhëhequr shtetin në kohën kur është duke u gjykuar për korrupsion. Tjerët janë të mllefosur për shkak të krizës së përkeqësuar ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, shkruan Al Jazeera.
Demonstratat në Jerusalem të martën mbrëma u udhëhoqën nga aktivistët anti korrupsion të cilët e quajtën kryeministrin Netanyahu si “krim ministër”.
Netanyhau në muajin janar u akuzua për ryshfet dhënie, mashtrim dhe thyerje të besimit në tre raste. Në maj ai e krijoi një qeveri të re koalicioni pas një viti të trazirave politike dhe insiston se akuzat po i bëhen për ta larguar nga zyra.Data e ardhshme e gjykimit në Gjyqin Themelor të Jerusalemit është më 19 korrik.
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...
Sami Lushtaku arrin në stacionin policor në Skenderaj
“Dhuɳa është dënuar nga secili prej nesh, por edhe provokime...
Gucati nga Skënderaj: Nëse Lushtaku merret me dhunë, do të p...
Izraeli dhe Libani vazhdojnë bisedimet për armëpushim dhe pa...
Certifikohen 12 zyrtarë policorë për operim me dronë, polici...