Protesta anti-Trump në Kanada

16:00 | 20 Janar 2017
Trina Galanxhi

Inaugurimi i presidentit të ri në SHBA, Donald Trump, është pritur me protesta edhe në Kanada.

Me slloganin ‘Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi’, është protestuar para ambasadës së SHBA-ve në Kanada, transmeton arbresh.info.

Kundër Donald Trumpit, kanë protestuar edhe disa artistë nga Hollywood, duke përfshirë edhe aktorin Rober De Niro, i cili para turmës në New York tha se ‘Trump është njeri i lig, është i lig edhe për këtë qytet ( New York)’, shtoi ai.

Presidenti i ri në SHBA, Donald Trump, ka arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe është pritur nga presidenti në largim, Barack Obama./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BPfW1p5gRF4/

Shpërndaje në rrjete sociale