Mijëra protestues dolën në rrugë në qytetet izraelite të Tel Avivit, Jerusalemit, Cezaresë, Raanana dhe Herzliya të shtunën, duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura në Gaza dhe largimin nga detyra të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Demonstratat e mbajtura në rrugën “Kaplan” në Tel Aviv kërkuan gjithashtu mbajtjen e menjëhershme të zgjedhjeve të përgjithshme, shkruan CNN, transmeton Arbresh.info
“Askush nuk largohet! Ne do të marshojmë për në Jerusalem dhe do të qëndrojmë atje, derisa qeveria të shpërbëhet,” shkruhej në një pankartë.
Në një tubim të veçantë të mbajtur në sheshin e pengjeve në Tel Aviv, të mbijetuarit e robërisë së Hamasit u kërkuan autoriteteve izraelite që të sillnin menjëherë në shtëpi të gjithë pengjet që ende mbahen në Gaza.
Parlamenti francez voton pro legalizimit të vdekjes së asist...
Abdixhiku reagon për intervistimin e ministrit Peci: Do të v...
25-vjetori i AAK-së në Pejë, Haradinaj: Të vendosur që Pejës...
Edhe kryeshefi i AUV-it përfundon intervistën si i dyshuar, ...
Adrola Dushi rrezaton në fustan të verdhë në setin e fundit ...
I nxehti godet Spanjën/ Maji mbyllet me 40 gradë celcius