Turko-amerikanja me përvojë të gjerë në politikën e financave, Didem Nisanci është propozuar si Shefe e Stafit të Departamentit të Thesarit nën presidentin e ardhshëm Joe Biden, njoftoi “Bloomberg News”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Didem Nisanci, aktualisht shefe globale e politikës publike për Bloomberg LP, do të jetë Shefe e Stafit e sekretares së ardhshme të Thesarit Janet Yellen, një pozicion shumë i rëndësishëm, sipas Bloomberg.
Duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje, Bloomberg njoftoi se 47-vjeçarjes Nisanci i është ofruar pozicioni, të cilin e ka pranuar.
Nëse konfirmohet nga Senati, Yellen do të jete gruaja e parë që drejton Departamentin e Thesarit në historinë e tij 231-vjeçare dhe do të sjellë Nisancin, posti i së cilës nuk kërkon konfirmimin e Senatit.
Nisanci punoi për katër vjet si Shefe e Stafit në Komisionin e Letrave me Vlerë të SHBA-së në administratën e Obamës, ku ndër detyrat e tjera ajo shërbeu si shefe ndërlidhëse e Shtëpisë së Bardhë.
Ajo shërbeu gjithashtu si drejtore e stafit të Komitetit të Senatit për Bankat, Strehimin dhe Nënkomitetin e Çështjeve Urbane të Letrave me Vlerë, Sigurimeve dhe Investimeve, duke përfshirë pas krizës financiare globale 2007-2009.
Nga viti 1998 deri në vitin 2001, ajo ka punuar si zëvendëse e ndihmëssekretarit të Thesarit.
Asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende lidhur me këtë çështje.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve