Joaquin “El Chapo” Guzman, mbreti i drogës meksikane, është deklaruar i pafajshëm nga akuzat e SHBA-ve, i cili akuzohet se ka zhvilluar një operacion të madh të drogës nëpër botë.
Kreu i kartelin Sinalioa është ekstraduar nga Meksika drejt SHBA-ve të enjten, transmeton arbresh.info.
Prokurorët amerikanë kërkojnë të sekuestrojnë 14 miliardë dollarë nga pasuria e tij.
Guzman në vitin 2015 është arratisur nga burgu në mënyrë spektakulare, përmes një tuneli, ndërsa gjatë vitit 2016 ai është përpjekur që me cdo kusht t’i shpëtojë ekstradimit.
Ai është kërkuar nga autoritetet federale për më shumë se 20 vjet, ndërsa përballet me 17 akuza, duke përfshirë edhe trafikimin e drogës, përdorimin e armëve në mënyrë të paligjshme, pastrimin e parave dhe kontrabandimin e të hollave përtej kufirit.
Përpara paraqitjes së tij të parë në një gjykatë të Nju Jorkut, prokurorët kanë zbuluar se do të fillojnë me sekuestrimin e pasurisë së tij.
“Ai (Guzman) nuk njihet për asgjë tjetër, përveç krimit, dhunës, vdekjeve dhe shkatërrimit. Tani do të përgjigjet për këtë”, ka thënë avokati amerikan, Robert Kaperi.
Nëse Guzman shpallet fajtor, ai do të përballet me dënim të përjetshëm./Arbresh.info
Arrestimi i mësimdhënësit për dhunë, psikologu i shkollës “P...
“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Le...
Zyrtare/ Kai McKenzie-Lyle – gardiani i ri i FC Ferizaj
Raporti i Sigurisë së Mynihut 2026: Bota ka hyrë në një epok...
Abdixhiku takohet me Osmanin, thotë se biseduan për Bordin e...
Ushtroi dhunë ndaj një nxënësi në shkollë, ndalohet mësimdhë...