Një qytet i vogël gjerman është tronditur pasi ka mësuar se një instruktor i një shkolle profesionaliste lokale ka përhapur ideologji naziste në mesin e studentëve.
Sipas mediave lokale besohet se instrukstori i ikurajoj ata që të mësojnë këngët dhe sloganet naziste, transmeton portali arbresh.info
Skandali shpërtheu pasi një student në kolegj në qytetin bavarez të Dietfurt an der Altmuehl filmoi fshehurazi instruktorin që inkurajonte nxënësit, disa prej të cilëve ishin të mitur, që të bërtisnin sloganet naziste dhe të këndonin këngët naziste të ndaluara në Gjermani.
Menaxhmenti i kolegjit është shprehur i tronditur nga rasti dhe ka kërkuar falje të prindërit e fëmijëve në lidhje me incidentin.
Pas konfirmimit të kolegjit se në video ishte një nga punëtorët e tyre, ka reaguar policia e cila po vazhdon të hetojë rastin.
I akuzuari ka refuzuar që të jap komente për mediat gjermane, ndërsa avokati i tij ka deklaruar se “ai nuk është i ndikuar nga ideologjitë ekstremiste”./arbresh.info/
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...