Sentimenti i biznesit në sektorin e industrisë përpunuese të Kinës ka shënuar rënie të ngadalshme në shtatë muaj, bëhet e ditur nga një sondazh i publikuar sot.
Indeksi menaxherial i blerjes (PMI), i përpiluar nga revista financiare ”Caixin”, ra me 50,3 pikë në muajin prill.Në përgjithësi, një shifër mbi 50 pikë nënkupton një pikëpamje pozitive të matur nga menaxherët e blerjes, ndërsa nën 50 interpretohet si negative.
PMI-ja zyrtare e qeverisë, e cila favorizon ndërmarrjet më të mëdha shtetërore, tregoi gjithashtu, një rënie të sentimentit, nga 0,6 pikë në 51,2, në gjashtë muaj.
“Presioni në rënie në sektorin e industrisë përpunuese u shfaq gradualisht gjatë muajit prill, me të gjithë indikatorët që tregonin shenja dobësimi”, tha Zhong Zhengsheng, drejtor i Analizës Makroekonomike në CEBM Group.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...