Google ADS

Pritet zëvendësimi i princit të kurorës, shkak rasti Khashoggi

18:10 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Mbreti i Arabisë Saudite mund të zëvendësoj djalin e tij princin e kurorës për të kthyer besueshmërinë në monarki, pas tensionit të shkaktuar nga vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi.

Këtë gjë e pretendon ish atasheu britanik i mbrojtjes në mbretëri, transmeton portali arbresh.info.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman është përballur me pretendimet se mund të jetë prapa vdekjes së gazetarit i cili është zhdukur pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Arabia Saudite ka mohuar rolin në zhdukjen e Khashoggit para se të fajësonte vdekjen e tij tek përpjekja për ta kthyer në mbretëri atë.

Ndërsa Princi i Kurorës lufton për të përmbajtur pasoja nga vrasja, prokurorët e Arabisë Saudite thanë sot se vrasja ishte e planifikuar paraprakisht dhe të dyshuarit ishin duke u marrë në pyetje.

Sipas kolonelit Brian Lees, dikur atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Arabinë Saudite dhe Jemen, ditët e princit të kurorës si sundues de facto janë të numëruar dhe se babai i tij Mbreti Salman, tani mund të kërkojë ta zëvendësojë atë pas trajtimit katastrofal të rastit.

“Sauditët asnjëherë nuk do ta pranojnë që MbS ishte fajtor, por kjo nuk do të thotë se ai është i pastër. Besoj që mbreti, duke marrë parasysh kur është koha duhur, ai do ta heqë MbS duke e zëvendësuar.

“Ai nuk mund ta bëjë menjëherë këtë, apo në muajt në vazhdim, sepse kjo do të dukej si përkulje ndaj presionit të jashtëm. Ai mund të përdorë mjetin e vendosur të këshillit të veçantë të këshilltarëve brenda familjes për të emëruar një pasardhës. Kjo pa dyshim do të rikthejë besimin në monarki”, u shpreh ish atasheu.

Dje presidenti amerikan Donald Trump, në komentet e tij më të ashpra mbi këtë rast, tha se Princi i Kurorës mbante përgjegjësinë përfundimtare për operacionin që çoi në vrasjen e gazetarit, duke rritur presionin ndaj aleatit të tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale