Për një kohë të gjatë, fëmijët në Spanjë janë ankuar rreth detyrave të shtëpisë, por tanimë ankesës së fëmijëve i janë bashkuar edhe prindërit.
Prindërit kanë vendosur që të hyjnë në grevë në mënyrë që të plotësohet kërkesa e fëmijëve nga institucionet shkollore, transmeton arbresh.info.
Kërkesa e prindërve nga Shoqata e Prindërve në Spanjë, rrjet që mbulon rreth 12 mijë shkolla shtetërore në mbarë vendin, kanë kërkuar plotësimin e objektivave ose greva do të vazhdojë për një javë.
Sipas liderit të kësaj shoqate, Jorge Luis Pazos, iniciative është marrë për shkak se ‘është gjetur se detyrat e shtëpisë janë të dëmshme për fëmijët’.
Sipas statistikave të fundit, në Spanjë, Rusi, Itali, Irlandë dhe Poloni, fëmijët shpenzojnë rreth 6 orë e gjysmë duke bërë detyrat e shtëpisë, por në Finlandë dhe në Korenë Jugore, të dy vendet me performancën më të mirë shkollore, fëmijët kalojnë më pak se 3 orë në javë me detyrat e shtëpisë./Arbresh.info
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë