Princi William i Britanisë po ndjek gjurmët e gjyshit të tij, Princ Philip, duke ngatërruar ushqimin japonez me atë kinez gjatë një paraqitjeje publike të enjten.
Në hapjen e qendrës kulturore të Shtëpisë së Japonisë në Kensington të Londrës, afër Pallatit të Buckinghamit, Princi William bisedoi me nxënësit e shkollave duke mësuar se si të përdorin shkopinjtë, sipas filmave të transmetuar në mediat britanike.-përcjell arbresh.info
“A keni ngrënë më herët ushqime kineze?” ai i pyeti ata,dhe pasi bëri një pauzë e kuptoi gabimin e tij duke thënë:
“Më vjen keq, ushqim japonez. A keni ngrënë më herët ushqim japonez?” tha ai gjatë një turneu në Shtëpinë e Japonisë, ku ai u shoqërua nga zëvendëskryeministri japonez Taro Aso.
Është hera e dytë në gjashtë javë që një përfaqësues britanik i ka ngatërruar të dy vendet, të cilat kanë qenë rivalë që nga pushtimi japonez i Kinës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të cilat vazhdojnë të bien ndesh me territorin e diskutueshëm./Arbresh.info

AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...