Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman e ka përshkruar Turqinë si pjesë e një “trekëndëshi të së keqës”, së bashku me Iranin dhe grupet tjera islamike.
Princi saudit gjithashtu akuzoi Turqinë se po përpiqej të rivendoste Kalifatin Islamik, të shfuqizuar një shekull më parë, kur Perandoria Osmane u rrëzua, transmeton portali arbresh.info
Komentet e tij të raportuara pasqyrojnë dyshimin e thellë të Presidentit të Arabisë Saudite për Presidentin Recep Tayip Erdogan, partia e të cilit bazohet në politikën islamike, gjë e cila ka bashkuar Turqinë me Katarin edhe gjatë mosmarrëveshjes së saj me Arabinë Saudite dhe disa shtete të Gjirit.
Turqia ka punuar gjithashtu me Iranin, rivalin e Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme.
Princi saudit tha se Turqia bën pjesë në “trekëndëshin e të keqes”, ku është përfshirë Irani, Turqia dhe grupet tjera ekstremiste fetare./arbresh.info/
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim