Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës do të shënojë ditëlindjen e 99-të të mërkurë, ku çifti mbretëror ende ndodhet në izolim për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Mbretëresha, 94 vjeçe dhe bashkëshorti i saj prej 72 vitesh janë duke mbajtur distancë sociale në kalanë e Windsor, në perëndim të Londrës, për shkak se mosha e tyre i vendos në kategorinë e rrezikut të lartë nga Covid-19, transmeton portali arbresh.info.
Pallati Buckingham ka publikuar një fotografi të çiftit, që është shkrepur me 1 qershor në katërkëndëshin në kështjellë, për të shënuar ditëlindjen e tij.
Duka i Edinburgut është konsorcori me shërbimin më të gjatë në historinë britanike, dhe u tërhoq nga detyrat mbretërore të vijës së parë në maj 2017.
Në Janar 2019, ai doli i pa lënduar, pasi automjeti i tij u përfshi në një aksident trafiku që plagosi dy persona pranë pasurisë së monarkut Sandringham në Norfolk.
Por ai nuk është parë në publik pasi që kaloi katër net në spital në dhjetor për ato që zyrtarët mbretërorë thanë se ishte “vëzhgim dhe trajtim” për një “gjendje ekzistuese”.
“Masa paraprake” dhe gjendja e paspecifikuar rinovuan shqetësimet në lidhje me shëndetin e tij kur ai afrohet në ditëlindjen e tij të 100-të.
Personat që shënojnë njëqindvjetorin në Britani zakonisht marrin një kartë të veçantë për ditëlindjen nga mbretëresha./arbresh.info/
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në M...
Fitore e madhe e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, “T...
Kjo është arsya pse LDK mban nesër konferencë
Barcelona fiton ndaj Slavias, mban gjallë shpresat për ta mb...