Princi Harry nuk është tifoz i Presidentit Donald Trump, raportojnë mediat amerikane.
Burime të afërta me US Weekly kanë thënë se Princi Harry, i pesti në rradhë në fronin mbretëror në Britaninë e Madhe, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me vendimet e fundit të Presientit të SHBA-ve, Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një burimi të brendshëm të Mbretërisë në Britani, 32-vjeçari është i shqetësuar me politikat e Trump dhe ka theksuar se ‘Trump është një kërcënim serioz për të drejtat e njeriut’.
Gjithashtu, edhe vëllau i tij, Princ Ëilliam, ka shprehur shqetësimet e tij rreth Presidentit të SHBA-ve.
Trump dhe gruaja e tij, Melania Trump do të zhvillojnë një vizitë zyrtarë në Britaninë e Madhe dhe do të vizitojnë edhe Mbretëreshën Elizabeth II.
Rreth 1 milionë britanezë kanë nënshkruar një peticion për ndalimin e vizitës së Trump në Britani të Madhe, por, qeveria e Britanisë ka hedhur poshtë peticionin duke theksuar se ‘vizita do të ndodhë’./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...