Samiti i NATO’s në Londër është përcjellë me ngjarje interesante këtë vit.
Duke nisur nga përqeshja e Donald Trumpit nga ana e liderëve botërorë, anulimi i konferencës nga presidenti amerikan pikërisht për shkak të këtyre fjalëve edhe deri të quajtja e kryeministrit kanadez dyfytyrësh, transmeton portali arbresh.info.
E një ndodhi interesante duket të jetë edhe kjo e monarkut britanik, princ Charles i cili ka paraqitur mospëlqimin e presidentit Trump në një mënyrë jo të zakonshme.
Shumë njerëz janë të bindur se mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar i ka treguar gishtin e mesit Trumpit duke e maskuar në mënyrë delikate si kruajtje të fytyrës me po këtë gisht.

“Nëse kjo është bërë me qëllim, jepjani atij kurorën e mallkuar!”, thotë një lexues.
Në tjetër thotë: “Ai kishte katër gishtërinj të tjerë në atë dorë për të zgjedhur dhe ai zgjodhi atë. Ky nuk ishte një gabim. Bukur”.

Presidenti amerikan dhe princi Charles kanë një mori mospajtimesh, duke nisur nga ndryshimet klimatike, ku ky i fundit beson në një gjë të tillë, kurse Trump është tërësisht kundër./arbresh.info/
The future King of England flipped off Donald J. Trump today. pic.twitter.com/Odakp3trpN
— Mrs. Betty Bowers (@BettyBowers) December 4, 2019

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos