Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet këtë të enjte (14 gusht) në Londër me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer.
Downing Street ka dhënë pak detaje rreth asaj që dyshja do të diskutojë në bisedimet e tyre, ndërsa takimi vjen vetëm një ditë para se presidenti amerikan Donald Trump të takohet ballë për ballë me homologun rus Vladimir Putinin në Alaska për të diskutuar mundësitë e një armëpushimi në Ukrainë.
Zelensky, Starmer dhe udhëheqësit evropianë zhvilluan mbrëmjen e djeshme një telefonatë me presidentin amerikan, në të cilën ranë dakord që asnjë vendim nuk duhet të merret për Ukrainën pa Ukrainën dhe se hapi i parë duhet të jetë presioni për një armëpushim me Kievin.
Trump u tha liderëve europianë se nuk do të diskutonte ndarjet e tokave me Putinin, ndërsa shtoi se shpreson për një samit Zelensky-Putin./rtsh.al/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron