Duke theksuar bashkëpunimin në luftën për të zbutur ndryshimet klimatike dhe problemet mjedisore, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se të gjithë duhet të marrin përgjegjësinë në këtë drejtim.
“Pavarësisht nga fuqia ekonomike, vendndodhja ose përgjegjegjësia historike, të gjitha vendet duhet të ndërmarrin veprime mbi ndryshimet klimatike”, tha Erdogan në video mesazhin e tij drejtuar Konferencës së Biodiversitetit të OKB -së, e njohur edhe si COP 15, transmeton portal arbresh.info
Duke përmendur sfidat globale të tilla si ndryshimi i klimës, fatkeqësitë mjedisore, ndotja, siguria e ujit dhe ushqimit dhe humbja e biodiversitetit me të cilin përballet njerëzimi, ai vuri në dukje se katastrofat e fundit në pjesë të ndryshme të botës kanë treguar shtrirjen e madhe të këtyre problemeve, shkruan Anadoly Agency.
“Ne të gjithë e dimë faktin se gjithçka në natyrë është e ndërlidhur si hallkat e një zinxhiri. Biodiversiteti i shkatërruar nënkupton mjedis të ndotur, ushqim të humbur dhe mungesë uji”, tha ai.
Duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit global, presidenti turk vuri në dukje se lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe problemet mjedisore nuk mund t’u lihen vetëm vendeve të veçanta.
Erdogan tha se shkatërrimi i mjedisit është gjithashtu një faktor që e ktheu Mesdheun në “varreza të mëdha refugjatësh”.
Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Biodiversitetin thërret qeveritë nga e gjithë bota për të rënë dakord mbi një seri të re qëllimesh për natyrën gjatë dekadës së ardhshme përmes Konventës për Diversitetin Biologjik në procesin kornizë pas vitit 2020.
Korniza gjithashtu përcakton një plan ambicioz për të zbatuar veprime me bazë të gjerë për të sjellë një transformim në marrëdhëniet e shoqërisë me biodiversitetin dhe për të siguruar që, deri në vitin 2050, vizioni i përbashkët për të jetuar në harmoni me natyrën është përmbushur./arbresh.info/
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?