Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dënoi sulmin terrorist të dështuar në lagjen Beshiktash të Stambollit, i cili la dy policë të plagosu.
Duke folur në një ceremoni inaugurimi të një fabrike të industrisë së mbrojtjes, Erdogan tha: “Dënojmë sulmin e neveritshëm në Stamboll, i cili u pengua nga ndërhyrja e forcave tona heroike të sigurisë”, transmeton Anadolu.
Ai theksoi se Turqia do të vazhdojë luftën kundër të gjitha formave të terrorizmit dhe nuk do të lejojë që “provokime të ulëta dhe të planifikuara” të dëmtojnë klimën e sigurisë së vendit.
Të martën, tre terroristë u neutralizuan në një përplasje me armë zjarri me policinë që po punonte për të parandaluar sulmin, ndërsa dy policë u plagosën lehtë.
Prokuroria e Stambollit nisi menjëherë hetim për incidentin.
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se të dyshuarit që u përfshinë në përleshjen e armatosur me policinë janë identifikuar, duke shtuar se “njëri kishte lidhje me një grup që shfrytëzon fenë”, ndërsa tjetri kishte një precedent penal të lidhur me drogën.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë tha se gjetjet fillestare tregojnë se sulmi kishte në shënjestër policët turq të vendosur në zonë.
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit