Uashingtoni është duke shqyrtuar lehtësimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, e cila mund të shtrihet në një periudhë deri në 18 muaj, nëse Pheniani plotëson disa kushte, sipas agjencia koreanojugore të lajmeve “Yonhap”, që citon burime nga Shtëpia e Bardhë.
“Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, mendon të ofrojë një pezullim prej 12 deri në 18 muaj të disa sanksioneve nëse Koreja e Veriut çmonton centralin e saj kryesor bërthamor Yongbyon dhe ngrin të gjithë programin bërthamor”, shkruan agjencia koreanojugore.
Që nga viti 2006, Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra nga OKB-ja dhe SHBA-ja, pasi Pheniani kreu testet e para bërthamore.
Kjo ofertë vjen pasi presidenti Trump muajin e kaluar takoi liderin koreanoverior, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar (DMZ përgjatë kufirit Veri-Jug). Trump kaloi në Korenë e Veriut dhe shtrëngoi duart me Kimin duke u bërë presidenti i parë amerikan që hyn në territorin e Koresë së Veriut.
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...
Shërbimet hekurudhore janë anuluar në Mashhad pas paralajmër...
Nis takimi i Sindikatës së sektorit privat, diskutohet për p...