
Former Alabama Chief Justice and U.S. Senate candidate Roy Moore speaks at a press conference, Thursday, Nov. 16, 2017, in Birmingham, Ala. (AP Photo/Brynn Anderson)
Presidenti Donald Trump mbështeti të hënën kandidaturën e republikanit Roy Moore për zgjedhjet e javës së ardhshme për në Senat për shtetin e Alabamës, duke mos i marrë parasysh thirrjet e disa republikanëve me zë që Moore të hiqte dorë nga gara.
Ndaj Roy Moore-it janë ngritur akuza se ka ngacmuar seksualisht vajza nën moshën madhore, rreth katër dekada më parë, kur ai ishte në të tridhjetat.
Në një koment që bëri në Twitter të hënën në mëngjes herët, Trump tha se “Refuzimi nga demokratët për të dhënë qoftë edhe një votë të vetme në favor të Planit për Shkurtimin e Taksave, është arsyeja përse na duhet që republikani Roy Moore të fitojë në Alabama.”
Presidenti tha se republikanëve u “duhet vota e tij për të ndalur krimin, për të penguar imigracionin e paligjshëm, për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit meksikan, për të çuar përpara shpenzimet ushtarake, për të luftuar abortin dhe për të nxitur të drejtën e armëmbajtjes, si dhe për çështje të tjera.”/VoA/
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...
Anija turke e peshkimit sulmohet në Detin e Zi, një viktimë ...
Presidentja sllovene ngre flamurin Palestinez në Pallatin Pr...
FIFA ndryshon edhe ceremoninë e himnit për Botërorin 2026