Presidenti Donald Trump emëroi aktivistin dhe autorin konservator L. Brent Bozell III si kreun e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale, e cila përfshin pesë entitete ndërkombëtare të medias të financuara nga qeveria amerikane, përfshirë Zërin e Amerikës.
“Si Themelues dhe President i Qendrës për Kërkimet e Medias për 38 vjet, janë të pakët ata që e kuptojnë peizazhin e medias globale në shtyp, televizion dhe në internet më mirë se Brent”, postoi Presidenti Trump në platformën e tij të mediave sociale “Truth Social” të mërkurën në mbrëmje.
Përveç Zërit të Amerikës, USAGM mbikëqyr Rrjetin për Transmetimet në Lindjen e Mesme, Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, Radion Azia e Lirë dhe Zyrën e Transmetimeve për Kubën./voa/
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...
Rudolph: Kosova dhe Gjermania ndajnë përkushtim për lirinë d...
Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e jugut të Liban...
Aksidenti te rruga UÇK në Prishtinë, policia jep detaje