Presidenti i SHBA Donald Trump tha se do të shpallë tarifa të reja 25% për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA, një shtesë përtej taksave ekzistuese për metalet, në një tjetër përshkallëzim të politikës së tij tregtare.
Zoti Trump, duke folur para gazetarëve në avionin presidencial Air Force One, tha gjithashtu se do t’i shpallë tarifat reciproke të martën ose të mërkurën dhe se ato do të hyjnë në fuqi pothuajse menjëherë.
Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë i hoqi taksat për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.
Ish-presidenti Joe Biden më pas hoqi tarifat edhe për Britaninë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian. Shfrytëzimi i kapaciteteve të çelikut në SHBA ka rënë në vitet e fundit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se tarifat e reja do të jenë një shtesë mbi detyrimet ekzistuese për çelikun dhe aluminin./abcnews.al
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...