Presidenti i Sllovakisë, Andrej Kiska, tha se ngritja e një baze lokale për një grup të motoristëve rusë, të afërt me Krelminin, paraqet rrezik sigurie për këtë vend të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Anëtarët e grupit, të quajtur “Ujqërit e Natës”, u kanë ndihmuar trupave ruse të aneksojnë Gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014 dhe nuk janë thjesht “adhurues të padëmshëm të motorëve”, tha Kiska, duke i bërë thirrje Qeverisë sllovake të marrë masa për ta asgjësuar kompleksin e tyre në qytetin Dolna Krupa, rreth 60 kilometra në verilindje të Bratisllavës.
Ujqërit e Natës janë të njohur për promovimin e nacionalizmit rus dhe besnikërinë ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.
“Ujqërit e Natës janë mjet i një regjimi që mori pjesë në uzurpimin e një territori të një vendi fqinj [të Sllovakisë], në aneksimin e pjesëve të Ukrainës, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, tha Kiska.
Në reagim ndaj deklaratës së tij, zyra e shtypit e Qeverisë sllovake tha se asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa një hetim nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm dhe policia.
Policia ka thënë më herët se është duke monitoruar aktivitetet e grupit, porse deri më tani nuk ka parë asgjë të paligjshme.
Dukaj pret në takim Osmanin, flasin për perspektivën evropia...
Bad News Eagles ka pësuar humbje ndaj ekipit polak 9INE
Bora mbulon Thethin, temperatura deri në -19 gradë
Bilanci i tërmeteve kalon 7 mijë viktimat, solidarizohet edh...
Shumë pacientë, pak infermierë
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Ukrainës do t’i jepen mb...