Macron tha të martën se Evropa kishte nevojë për një “ushtri të vërtetë” për t’u mbështetur më pak në SHBA kur është fjala për mbrojtjen.
Presidenti rus Vladimir Putin tha sot në Paris se është normale që një bllok i fuqishëm ekonomik si Bashkimi Evropian dëshiron të mbrojë vetveten.
Putin tha këtë dy ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter e quajti “shumë ofenduese” thirrjen e presidentit francez Emmanuel Macron për të formuar një ushtri evropiane.
“Evropa është një entitet i fuqishëm ekonomik, një bashkim i fuqishëm ekonomik dhe është krejt normale që ajo të dëshiron të jetë e pavarur, dhe sovrane në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Putin në një intervistë për TV RT në Paris ku mori pjesë në ceremoninë e shënimit të fundit të Luftës së Parë Botërore.
Macron tha të martën se Evropa kishte nevojë për një “ushtri të vërtetë” për t’u mbështetur më pak në SHBA kur është fjala për mbrojtjen.
“Ne duhet të mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe SHBA,” tha ai.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...