Presidenti rumun Klaus Iohannis ka refuzuar kërkesën e ministrit të drejtësisë për të shkarkuar shefen e organit kundër korrupsionit DNA.
“Nuk ja bindur nga argumentet e ministrit të drejtësisë”, ka thënë Iohannis në një deklaratë, transmeton portali arbresh.info.
Ministri i Drejtësisë Tudorel Toader ka akuzuar prokuroren anti-korrupsion Laura Kovesi për abuzim të autoritetit, shkelje të kushtetutës dhe dëmtim të imazhit të Rumanisë.
Në muajin shkurt, ai nisi një procedurë për të hequr Kovesin, duke nxitur protesta në mbështetje të luftueses popullore kundër korrupsionit.
Vetëm presidenti mund të shka5rkojë kreun e DNA. Iohannis, që është nga krahu i qendrës së djathtë, tha se ishte i kënaqur me punën e Departamentit Kundër Korrupsionit.
Vëzhguesi i pavarur gjyqësor i Rumanisë ka shprehur një opinion pozitiv për Kovesin. BE gjithashtu ka lavdëruar punën e saj.
Kritikët thonë se qeveria e majtë dëshiron të zëvendësojë Kovesin me dikë më të lakueshëm në një prej shteteve më të korruptuara të BE.
Kovesi ka thyer rekord me rastet që ka çuar në gjykim apo dënuar dhjetëra kryebashkiakë, deputetë, ministra dhe menaxherë të institucioneve shtetërore./Arbresh.info/
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...