Presidenti kinez Xi Jinping u ka kërkuar ushtarëve të marinës që të fokusohen në përgatitjen për luftë gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake në jug të Kinës.
Ai u tha trupave detare që të fokusojnë tërë energjinë dhe mendjen në përgatitje për luftë dhe të mbajnë një nivel të lartë të alarmit, siç raporton CCTV, transmeton portali arbresh.info

Thirrja e Xi për gatishmëri luftarake vjen ndërsa tensionet politike janë ndezur midis Kinës dhe Tajvanit të vetë-qeverisur, të cilin Pekini e konsideron si të vetin.
Presidenti Xi mbajti fjalimin të martën ndërsa inspektoi Korpusin Detare të Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez (PLA) në Chaozhou të provincës Guangdong.
Lideri komunist ka vizituar rajonin jugor të Kinës që nga e hëna. Ai po merr pjesë në festimet për të shënuar 40 vjetorin e zonës së posaçme ekonomike Shenzhen sot./arbresh.info/

Haradinaj në Rahovec, prezanton planin katërvjeçar për të ar...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...
Hamza mbrëmë në Ferizaj: Entuziazëm i jashtëzakonshëm, vendo...
Shpërthim në një xhami të Sirisë, vdesin tre persona
Zelensky thotë se do të takohet me Trumpin për të diskutuar ...
Për zgjedhjet e së dielës, angazhohen rreth 100 prokurorë të...