Presidenti irakian, Barham Salih, ka deklaruar se është i gatshëm të japë dorëheqje para parlamentit nga shkaku i protestave disamujore që kanë shpërthyer në mbarë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një burimi të mirëinformuar në parlamentin e Irakut, i cili foli në kushte anonimiteti, “Salih do të japë dorëheqje nëse vazhdon presioni të rritet”.
“Presidenti thotë se ai preferon të japë dorëheqje në vend që të emërojë një kandidat që protestuesit refuzojnë ta pranojnë”, theksoi burimi.
Sot, një grup i aktivistëve kundërshtuan kandidatin për kryeministër Asaad Al-Eidani, duke theksuar se ai ishte përgjegjës për vrasjen e protestuesve në Basra, ku ai është guvernator.
Ministri në largim i Arsimit, Qusay al-Suhail, dje refuzoi emërimin e tij për kryeministër të ri të Irakut.
Që nga fillimi i muajit tetor, Iraku është tronditur nga protestat masive me anë të të cilave irakianët shprehin revoltën kundër kushteve të dobëta të jetesës dhe korrupsionit. Protestat detyruan kryeministrin Adel Abdul-Mahdi të japë dorëheqje.
Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 496 persona janë vrarë dhe 17 mijë të tjerë janë plagosur që nga fillimi i protestave.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...