Presidenti polak Andrzej Duda ka përjashtuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë më të reja, duke përfshirë tanke, raketahedhës dhe aeroplanë sulmues që vendi i tij ka porositur nga prodhuesit koreano-jugor për ushtrinë e Polonisë.
Duda e bëri njoftimin gjatë vizitës së tij zyrtare në Korenë e Jugut, ku u takua me homologun e tij, Yoon Suk Yeol.
Ndërkohë, presidenti i Koresë së Jugut njoftoi së fundmi se vendi i tij po konsideron t’i ofrojë armë Ukrainës për të mbështetur luftimet e saj të vazhdueshme kundër sulmit të Rusisë.
Duda u pyet nëse Polonia mund të furnizonte gjithashtu Kievin me disa nga armët e saj të prodhuara nga Koreja e Jugut të cilat luajnë rol kyç në një përpjekje të gjerë për të modernizuar arsenalin e Varshavës.
“Nuk ka asnjë skenar në shqyrtim, në të cilin ne i transferojmë armët që kemi marrë me paratë e taksapaguesve, te dikush”, tha presidenti polak./abcnews.al
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump