Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka folur lidhur me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të mos vendosur tarifa shtesë ndaj vendeve evropiane të cilat janë kundër aneksimit të Groenlandës. Costa ashtu si Bashkimi Evropian përshëndeti vendimin e presidentit Trump.
Sipas tij vendosja e tarifave të reja do të ishte e papajtueshme me marrëveshjen tregtare. Më tej Costa theksoi se tani duhet të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes midis dy palëve.
“Njoftimi se nuk do të ketë tarifa të reja amerikane ndaj Evropës është pozitiv. Vendosja e tarifave të reja do të ishte e papajtueshme me marrëveshjen tregtare BE-SHBA”, tha Costa për shtypin pas një samiti të 27 vendeve të dedikuara për marrëdhëniet transatlantike.
Gjendet Alush Kastrati, 80 vjeçari që ishte zhdukur tash e k...
“Mbyllja e TikTok, kufizim i lirisë së shprehjes dhe shtypit...
FIFA ul buxhetin për Botërorin 2026 me mbi 100 milionë dolla...
Hera e gjashtë në histori/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjis...
Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde, i kërkonin ...
FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit gjerman