Irani nuk do t’i shpall luftë asnjë shteti, ka thënë këtë të martë, presidenti iranian, Hassan Rouhani. E kjo vjen vetëm një ditë pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për dërgimin e më shumë trupave në Lindjen e Mesme, duke ngritur kështu tensione mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Frika për një konfrontim të mundshëm mes Iranit dhe SHBA-së, është rritur që nga koha kur u sulmuan fuçitë e naftës në Lindje të Mesme, e që për Uashingtonin, fajtor është Teherani, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Irani nuk do të t’i shpall luftë asnjë shteti” tha Rouhani në një fjalim i cili u transmetua drejtpërdrejtë në televizionin shtetëror. “Ata të cilët përballen me neve janë një grup politikanësh me pak përvojë”.
Ai shtoi “Edhe pas të gjitha përpjekjeve të Amerikës që në këtë rajon t’i këpusin lidhjet e Iranit me shtetet e tjera, nuk ia kanë arritur”.
Sekretari në detyrë i Mbrojtjes në SHBA, Patrick Shanahan, njoftoi të hënën se 1000 trupa amerikane do të dërgohen në Lindje të Mesme, e që sipas tij kjo bëhet për mbrojtjen e interesave ndaj Iranit. /GazetaExpress/
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë