Presidenti i Iranit: Ndërmjetësimi duhet të drejtohet nga ata që ndezën konfliktin

14:36 | 6 Mars 2026
E.K

Presidenti i Iran, Masoud Pezeshkian, deklaroi se çdo përpjekje ndërmjetësimi për uljen e tensioneve duhet të drejtohet ndaj vendeve që, sipas tij, e kanë përshkallëzuar konfliktin dhe kanë nënvlerësuar popullin iranian.

Në një postim në rrjetet sociale, ai theksoi se disa vende kanë nisur përpjekje për ndërmjetësim, por Irani mbetet i vendosur të mbrojë interesat e tij.

“Disa vende kanë filluar përpjekjet e ndërmjetësimit. Le të jemi të qartë: ne jemi të përkushtuar për paqe të qëndrueshme në rajon, por nuk hezitojmë të mbrojmë dinjitetin dhe sovranitetin e kombit tonë”, u shpreh ai.

Pezeshkian shtoi se ndërmjetësimi duhet të drejtohet ndaj atyre që “e nënvlerësuan popullin iranian dhe e ndezën këtë konflikt”.