Presidenti finlandez Sauli Niinisto ka thënë se nuk beson se do të arrijë një marrëveshje me Türkiye-n para samitit të NATO-s në Spanjë javën e ardhshme dhe se nuk mendon se vendi i tij do të anëtarësohet në aleancë para shtatorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për televizionin shtetëror finlandez YLE, Niinisto iu referua rrjedhës së marrëdhënieve me Türkiye-n rreth anëtarësimit në NATO.
Duke theksuar se Türkiye nuk ka bërë asnjë hap prapa në kërkesat e saj, ai tha:
“Megjithatë, është bërë përparim në negociatat dhe ato po vazhdojnë. Nuk besoj se do të arrijmë një marrëveshje me Türkiye-n në samitin e NATO-s që do të mbahet në Spanjë. Nuk mendoj se do të anëtarësohemi në NATO para shtatorit”.
Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde vlerësoi gjithashtu bisedimet e NATO-s midis Türkiye-s dhe Suedisë të zhvilluara dje në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të vendit TT.
Duke deklaruar se bisedimet ishin konstruktive, Linde tha:
“Ka pasur bisedime konstruktive dhe më e rëndësishmja është që bisedimet do të vazhdojnë”.
Ajo shtoi se janë të përgatitur që këto negociata të zgjasin shumë.
Vengu nga Munihu: Ushtria e Kosovës, e gatshme të marrë përg...
Mjeku zbulon fjalët rrëqethëse që pacientët i dëgjojnë në mo...
E shtunë me vranësira, intervale me diell dhe riga lokale sh...
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...