Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto të shtunën në një intervistë me transmetuesin publik të vendit Yle TV1 tha se anëtarësimi në NATO “do të rrisë përgjithmonë tensionet me Rusinë” përgjatë kufirit të Finlandës me Rusinë.
Niinisto theksoi se përfitimi më i madh i anëtarësimit në NATO do të ishte “fitimi i një efekti parandalues”, por do të kishte gjithashtu një rrezik për lloje të ndryshme të hakmarrjes ruse, duke përfshirë kërcënimet hibride, raporton CNN.
Presidenti tha gjithashtu se përfitimet e të qenit pjesë e NATO-s do të tejkalojnë pasojat negative dhe se është më e rëndësishme të gjenden zgjidhje për të rritur sigurinë e vendit të tij.
“Siguria e mjaftueshme është vendi ku finlandezët mund të ndjejnë se nuk ka asnjë emergjencë dhe nuk do të ketë një të tillë,” tha ai, ndërsa shtoi gjithashtu se të qenit pjesë e aleancës do të ofronte sigurinë “më të mjaftueshme”.
Që nga pushtimi rus i Ukrainës, Finlanda ka konsideruar t’i bashkohet aleancës ushtarake, tha ministri i Jashtëm finlandez. Pekka Haavisto për Becky Anderson të CNN-it në fillim të këtij muaji./arbresh.info/
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar