Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka ofruar të “injektohet në publik” me një vaksinë të koronavirusit, pasi Vladimir Putin njoftoi se ishte miratuar për lëshim nga ministria e tij e shëndetësisë pavarësisht skepticizmit ndërkombëtar.
Duterte deklaroi se ai kishte “besim të madh” se vaksina do të ishte “me të vërtetë e mirë për njerëzimin”, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë të ngritura nga virologët dhe Organizata Botërore e Shëndetit, transmeton lajmi.net.
Ambasadori rus në Manila tha javën e kaluar qeveria e Vladimir Putin do të ishte e gatshme të furnizonte vaksinën në Filipine, pasi infeksionet Covid-19 rriten në vendin e Azisë Juglindore, shkruan Independent.
Rusia po përgatitet të fillojë vaksinimin e publikut me vaksinën, të zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Shkencore Gamaleya Gamaleya të Moskës për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë, qysh në tetor.
Putin pretendoi se vaksina ishte testuar mbi vajzën e tij.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...