Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, tha se qytetarët e pavaksinuar që shkelin urdhrat e qëndrimit në shtëpi do të arrestohen. Deklarimi vjen derisa vendi gjendet mes një rritjeje të rasteve të COVID-19 dhe vaksinimit të vonuar.
Në një fjalim televiziv, Duterte sanksionoi liderët lokalë që të “arrestojnë persona rebelë” që largohen nga shtëpitë e tyre, sipas Reuters.
76-vjeçari kërcënoi më parë se do t’i burgoste njerëzit që refuzonin të vaksinoheshin. Ai është kritikuar ndërkombëtarisht për prirjen e tij autoritare.
Filipinet regjistruan numrin më të lartë të infektimeve ditore që nga fundi i shtatorit, me 17 mijë e 220 raste që nga e enjtja.
Shumica e rasteve në vend shkaktohen ende nga varianti delta, megjithëse Departamenti i Shëndetësisë (DOH) i vendit paralajmëroi këtë javë se omicron mund të kapërcejë deltën në tre-katër javët e ardhshme.
DOH konfirmoi vetëm 29 raste të variantit shumë të transmetueshëm omicron të enjten, duke e çuar totalin mbarëkombëtar në 43. Derisa, sipas Ruters, 2.86 milionë raste pozitive janë shënuar që nga fillimi i pandemisë, me 51,604 vdekje.
Qeveria e Filipineve synon të vaksinojë plotësisht 77 milionë nga 110 milionë qytetarët e vendit deri në maj./kk/
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...