
Presidenti Bolsonaro më parë ka hedhur poshtë masat paraprake kundër koronavirusit si "histeri"
Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro ka thënë se nuk do të miratoj vaksinën kundër koronavirusit për qytetarët e Brazilit deri sa Agjencia e Mbikëqyrjes së Shëndetit Publik të jap një opinion të dytë rreth saj.
Arbresh.info transmeton se gjatë një video-konference javore të tij, vetëm disa ditë pasi ministri i Shëndetësisë ka deklaruar se numri i të infektuar ka kaluar mbi 4 milionë, Bolsonaro tha se vaksinat e zhvilluara në SHBA, në Bashkimin Evropian, në Japoni dhe në Kinë, kërkojnë më shumë hulumtime rreth tyre për t’u përdorur në Brazil.
Të hënën, Bolsonaro është filmuar duke diskutuar me një nga mbështetësit e tij se “nuk do t’a bëj vaksinën kundër koronavirusit të detyrueshme në Brazil.”
Ministri i Shëndetësisë në Brazil ka konfirmuar lajmin se askush nga qytetarët e Brazilit nuk do të detyrohet të marr vaksinën antiCovid, shkruan CNN./arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje