Presidenti Donald Trump ka shpallur një emergjencë kombëtare, pasi rastet e koronaviris në ShBA u ngritën në mbi 1.200 me 33 të vdekur, 31 prej tyre në Washington State.
Duke folur jashtë Shtëpisë së Bardhë së bashku me Zëvendës Presidentin Mike Pence, Trump tha: “Ne po punojmë shumë për këtë. Ne kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm”, transmeton portali arbresh.info.
“Evropa sapo ishte caktuar si pikë e nxehtë tani dhe ne e mbyllëm atë kufi pak kohë më parë. Pavarësisht nëse kjo ishte përmes talentit, apo fat”, shtoi ai.
Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Trump njoftoi një ndalim të plotë për evropianët që udhëtojnë në Amerikë, dhe mes kritikave për përgjigjen ndaj virusit nga Shtëpia e Bardhë.
Trump tha se ai ishte duke deklaruar një emergjencë kombëtare që do të hapte miliarda dollarë në fonde.
“Asnjë burim nuk do të kursehet, asgjë”, tha ai.
Ai tha se një gjysmë milioni teste shtesë do të vihen në dispozicion brenda natës të së dielës dhe 1.4 milion deri në javën tjetër dhe pesë milion brenda një muaji.
“Dyshoj se do të na duhen shumë”, tha ai./arbresh.info/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit