Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, është shprehur se nuk e kujton me ëndje vendimin e vendit të tij si i “posapranuar në NATO” për të lejuar bombardimin e Jugosllavisë (në fakt atëherë Serbisë e Malit të Zi – v.j) më 1999, duke e quajtur gabim.
“Mund t’ju them se nga kjo distancë e konsiderueshme e konsideroj gabim, dhe e konsideroj se ishte akt i njëfarë arrogance të forcës. Vendimin e marrë atëherë nga qeveria çeke e kujtoj me shumë keqardhje…” e citon atë agjencia çeke e lajmeve ÇTK.
Në kohën e bombardimeve të Serbisë më 1999, Zeman ka qenë kryeministër i Çekisë.
Këto komente ai i bëri në përvjetorin e njëzetë të anëtarësimit të Çekisë në NATO. Presidenti Zeman tani njihet për pikëpamjet e tij proruse e proserbe.
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...