Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, e akuzoi Turqinë për “bashkim me terroristët” në verilindje të Sirisë dhe për “kryerje të krimeve të luftës”.
“Presidenti (i Turqisë, Recep Tayyip) Erdogan i quan kurdët terroristë, por unë nuk pajtohem”, tha Zeman për televizionin çek Barrandov.
“Përkundrazi, unë e pyes veten nëse ata që i sulmojnë kundër dhe kryejnë vrasje të neveritshme – si ajo e politikanes kurde – janë vetë terroristë”, tha Zeman.
Ai iu referua vrasjes së politikanes kurde, Hevrin Khalaf, nga aleatët sirianë të Turqisë, gjatë një operacioni kundër milicive kurde.
Zeman, i njohur për pikëpamjet e tij pro-ruse dhe pro-kineze, po ashtu tha se Turqia po ndërton “lidhje të ngushta me islamizmin radikal dhe vrastar”.
“Unë mendoj se Turqia ka kryer krime lufte dhe në asnjë rast ajo nuk duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Zeman.
Javën e kaluar, ushtria turke ka nisur një ofensivë kundër kurdëve në verilidnje të Sirisë, për të pastruar, siç ka thënë, kufirin e saj nga terroristët.
Turqia i konsideron milicitë kurde në Siri si pjesë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit – grup ky që ka luftuar me dekada për autonominë kurde brenda Turqisë.
Ofensiva turke, e cila ka zgjatur tetë ditë, thuhet se ka lënë qindra njerëz të vrarë dhe të plagosur, ndërsa ka detyruar mijëra të tjerë të zhvendosen shkruan REL.
Të enjten mbrëma, Turqia është pajtuar për një armëpushim të përkohshëm, pas disa orësh negociata me Shtetet e Bashkuara.
Lideri suprem i Iranit flet për herë të parë pas armëpushimi...
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...