Presidenti i Çeçenisë i mbështetur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë një interviste televizive, duke deklaruar se në vendin e tij nuk ka asnjë homoseksual.
Kadyrov tha se ata që kanë akuzuar autoritetet çeçene për torturimin e homoseksualëve janë “djajtë” të cilët duhet të mallkojnë.
“Kjo është e pakuptimtë. Nuk kemi njerëz të tillë. Nuk kemi homoseksualë,” tha Kadyrov. “Dhe nëse ka disa, lutemi t’i çoni në Kanada. Falënderimi qoftë për Perëndinë, larg prej tyre”!
Në një raport më 26 maj, Human Rights Watch tha se kishte konfirmuar se policia në rajonin e Çeçenisë torturonte dhe poshtëruan dhjetëra burra homoseksualë ose biseksualë gjatë pranverës së vitit 2017 në “një përpjekje të dukshme për t’i pastruar ata nga shoqëria çeçene”.
Autoritetet çeçene i kanë mohuar raportet. /OraNews/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?