Presidenti bullgar në largim, Rosen Plevneliev, tha se 2017-ta pritet të jetë një vit vendimtar për BE-në.
“Pas tronditjes së Brexit dhe pas zgjedhjes së Donald Trump president në SHBA, 2017-ta pritet të jetë vit i vështirë dhe i rëndësishëm për BE-në”, tha ai gjatë një konference vjetore, transmeton arbresh.info.
Gjermania, Franca dhe Italia janë afër zgjedhjeve vendimtare për të ardhmen, shtoi ai. A
Ai theksoi se BE-ja duhet të jetë e përgatitur për goditje të reja gjatë këtij viti.
“Trump është simbol i rritjes globale të nacionalizmit dhe ai nuk beson në integrimin evropian. Për fat të keq, unë mendoj se ai nuk e kupton këtë gjë”, tha Plevneliev.
“Dobësimi i BE-se është shumë provokativ dhe e thellon edhe më shumë krizën”, shtoi ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se është koha për një ndryshim thelbësor, ndërsa ka shtuar se BE-ja duhet të tregojë karakter dhe të jetë e bashkuar si një familje, në mënyrë që të ndërtojë kapacitetin e saj global ekonomik./Arbresh.info
Valë ekstreme e të ftohtit në SHBA
Kontrolloni nëse ju duhet një jastëk i ri: Truku 30-sekondës...
Real Madridi fiton në “Mestalla“ ndaj Valencias dhe vazhdon ...
Prebreza: Dosjet e dorëzuara në hetuesi bazohen në vendime j...
Tragjedi në Liban/ Shembet ndërtesa, 5 të vdekur
Juventusi shpëton nga humbja ndaj Lazios në çastet e fundit