Presidenti amerikan urdhëron ushtarët të përdorin armët nëse emigrantet afron afër kufirit

TOPSHOT - US President Donald Trump speaks to the press before departing the White House for the G7 summit in Washington, DC, on June 8, 2018. (Photo by NICHOLAS KAMM / AFP) (Photo credit should read NICHOLAS KAMM/AFP/Getty Images)

21:02 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Donald kërcënon sërish karvanin me emigrant i cili nga Amerika Jugore ka mbërritur në qytetin meksikan të Tijuanës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë u ka kërkuar atyre që të kthehen menjëherë andej nga ka ardhur ndërsa ushtarëve i ka dhënë urdhër të qëllojnë nëse do të jetë e nevojshme.

Trump shtoi se shpresonte që ushtarët të mos jenë të detyruar të qëllojnë. Por në se do të jetë e domosdoshme nuk mbetet zgjidhje tjetër. Presidenti amerikan theksoi se në mesin e emigarntëve janë të paktën 500 kriminelë dhe njerëz të këqinjë.

 

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kërcënoi se do të mbyllë të gjithë kufirin me Meksikën, në një kohë që është ende në përpjekje për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për financimit e murit me Meksikën. Aktualisht administrata amerikane ka dërguar në kufi rreth 6 mijë ushtarë.

 

Ndërkohë në anën tjetër të kufirit, edhe autoritetet meksikane kërkojnë të bllokojnë avancimin e emigrantëve. Por përpjekjet nuk janë të mjaftueshme duke konsideruar se janë ndaluar vetëm 200 persona nga katër mijë që kanë mbërritur deri tani në Tijuana.

Shpërndaje në rrjete sociale