Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hodhi poshtë një propozim të bërë nga një senator republikan, i cili i propozoi Trumpit të rihapë përkohësisht qeverinë për të lejuar rifillimin e negociatave për financimin e sigurisë kufitare.
Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, për një udhëtim në Luiziana, Trump u tha gazetarëve se ai nuk ishte dakord me propozimin e senatorit republikan, Lindsey Graham, për të rihapur qeverinë në kohëzgjatje prej tre javësh transmeton REL.
Trump e ka lënë të hapur mundësinë e shpalljes së një emergjence kombëtare nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje për ndërtimin e murit me Meksikën.
Ai po kërkon 5.7 miliardë dollar për ndërtimin e murit, kërkesë kjo që po kundërshtohet fuqishëm nda ligjvënësit demokrat.
Demokratët kanë refuzuar negociata të mëtejshme derisa qeveria të rihapet.
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...
Dyshohet për dy të vrarë në Lezhë të Shqipërisë