Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se së shpejti do të bisedojë me princin saudit Mohammed bin Salman në lidhje me atë nëse në përgjithësi dhe çfarë pasojash priten për Arabinë Saudite pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Ai tha se së pari do të konsultohet me Kongresin amerikan për të formuar një përgjigje adekuate dhe se këtë do ta bëjë deri të martën, njofton AP.
Kreu i shtetit amerikan ka përsëritur javën e kaluar se i kundërvihet çfarëdo situate që do të vë në pikëpyetje marrëveshjen për shitjen e armëve me Arabinë Saudite, në vlerë mbi 100 miliardë dollarë, por do të konsiderojë edhe vendosjen e sanksioneve.
Presidenti i SHBA-së tha të premten se beson versionin saudit të ngjarjes, se gazetari u vra gjatë një përleshjeje me më shumë se 10 agjentë sauditë.
Por, Trump ndryshoi qëndrimin një fite më vonë, kur tha për Washington Post, se ai beson se versioni saudit i ngjarjes ishte “një gënjeshtër dhe konspiracion.”
Khashoggi u zhduk më 2 tetor, pas hyrjes në konsullatën saudite në Stamboll dhe Arabia Saudite ka konfirmuar se gazetari ka vdekur brenda në konsullatë. Burime të Al Jazeera kanë thënë se ai është helmuar me injeksion dhe më pas është bërë copë-copë nga një mjek saudit në prani të 15 agjentëve.
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...