I dyshuari kryesor për vrasjen e politikanit gjerman të CDU-së, Walter Lübcke, pranoi se është ai autori i krimit.
Stephan E. është dënuar më parë për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë dhe që në fillim, u mendua se qëndronte ai pas episodit të ndodhur në fillim të qershorit e që tronditi opinion publik në Gjermani.
Komisioni për Punët e Brendshme në Bundestagun gjerman zhvilloi të mërkurën një takim, jo publik, për rastin e ngjarjes së bujshme, dhe diskutimet u fokusuan tek pyetja nëse i dyshuari kishte lidhje me rrjetet ekstremiste të djathta.
Stephan E. tha se ka vepruar i vetëm, dhe ndonëse motivi për krimin është ende i pasqaruar, nuk janë mbyllur hetimet për “vrasje politike”.
Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Thomas Haldewang tha në komision, se autoritetet nuk e kishin nën vëzhgim intensiv Stephan E. që nga viti 2009, ndaj u kërkua që kjo zyrë federale të pajiset më mirë në luftën kundër ekstremizmit të djathtë.
Lübcke u gjend i vrarë me një plumb në kokë në verandën e shtëpisë së tij, në Kassel, në 2 qershor. Ai ishte kërcënuar disa herë, për shkak të politikës së tij të hapur në mbështetje të refugjatëve.
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...
Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy serbë në Leposaviq
Mediumi turk: Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me Vedat Mur...
Sa do të kushtojë nafta dhe benzina? Publikohen çmimet
Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën, Policia njofton...
55 aksidente brenda ditës në Kosovë, policia shqiptoi mbi 22...