Qeveria e Portugalisë e ka shpallur këtë të enjte (4 shtator) ditë zie kombëtare pas vdekjes së 15 personave nga aksidenti me vagonin e trenit Gloria në Lisbonë.
Zyra e kryeministrit Luis Montenegro tha se tragjedia ka sjellë pikëllim për familjet dhe trishtim për vendin.
Edhe presidenti, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu keqardhje për aksidentin dhe u bëri thirrje autoriteteve që të përcaktojnë sa më shpejt shkakun e përplasjes.
Ditën e djeshme funikulari Gloria (një sistem transporti hekurudhor që lëviz në shpat të pjerrët me ndihmën e kabllove), një atraksion historik dhe shumë i njohur turistik, doli nga shinat dhe u përplas me një ndërtesë, duke shkaktuar tragjedi në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
Si pasojë e kësaj përplasje, 15 persona humbën jetën, ndërsa të paktën 18 të tjerë përfshi edhe fëmijë mbetën të plagosur, ku pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa zyrtarët e emergjencës bënë me dij se të gjitha viktimat u nxorën nga rrënojat në pak më shumë se dy orë.
Linja, e cila u hap në vitin 1885 dhe është klasifikuar si monument kombëtar, lidh zonën qendrore të Lisbonës pranë Sheshit Restauradores me Bairro Alto (Lagjen e Sipërme), e njohur për jetën e saj të gjallë të natës.
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...
Vedat Muriqi rikthehet te goli, shënon në udhëtim te Osasuna
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim nis operacion në Bjeshkët e S...
Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë, pjesë e rrje...