Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

10:21 | 20 Shtator 2025
E.K

Portugalia njoftoi se do të njohë zyrtarisht shtetin palestinez. Lizbona zyrtare tha se do ta njohë shtetin palestinez zyrtarisht ditën e diel, përpara Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku pritet njohja edhe nga shtete të tjera.

Siç njofton Ministria e Jashtme e Portugalisë, deklarata zyrtare e njohjes së Palestinës do të bëhet zyrtare më 21 shtator.

Lufta Izrael-Hamas mbërriti në ditën e 715-të, dhe ushtria izraelite është shprehur se do të vijojë të përdorë forcën në qytetin e Gazës, ndërkohë që IDF sërish i bëri thirrje banorëve për evakuim e t’i bashkohen shumë të tjerëve të cilët janë vendosur në jug, në zonën humanitare.

Agjencia e Mbrojtjes Civile, në të dhënat e saj, bën me dije se numri i të zhvendosurve nga Gaza po shkon në 480 mijë palestinezë, dhe sipas OKB-së shumë të tjerë përpiqen të ikin e t’i shpëtojnë bombardimeve por edhe urisë, edhe pse shumë aktivistë po dërgojnë ndihma humanitare.

Disa orë më parë, nga Sirakuza, flotilja “Global Sumud” u nis drejt Gazës.

Italia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Australia, pritet gjithashtu ta njohin Palestinën.