Qeveria gjermane klasifikoi Portugalinë dhe Rusinë si zona rreziku prej variantit Delta të virusit korona. Ky vendim pritet të prekë shumë turistë gjermanë që planikojnë të kalojnë pushimet në Portugali.
Për shkak të përhapjes së fortë të variantit Delta të virusit korona, qeveria gjermane kufizoi në mënyrë masive ardhjen në Gjermani e qytetarëve nga Portugalia dhe Rusia. Duke filluar nga dita e martë, të dy shtetet klasifikohen si të ashtuquajtura zona rreziku prej varianteve të virusit, sikurse njoftoi Instituti Robert Koch (RKI).
Ky klasifikim përfshin ndalimin në shkallë të gjerë të fluturimeve të linjave ajrore, të qarkullimit të kompanive të autobusëve dhe të trenave. Këto lejohen të transportojnë për në Gjermani vetëm shtetas gjermanë ose të huaj që jetojnnë dhe punojnë në Gjermani.
Karantinë pa përjashtime
Personat që do të lejohen të hyjnë në Republikën Federale të Gjermanisë duhet të qëndrojnë pas kthimit 14 ditë në karantinë. Karantina është e detyrueshme edhe nëse dikush është vaksinuar plotësisht, është i shëruar apo ka një test korone negativ.
Nga ana tjetër Gjermania zbuti kufizimet për udhëtarët nga Holanda, Danimarka, Luksemburgu, Letonia dhe Sllovenia, si dhe nga disa rajone në Suedi dhe Kroaci, të cilat nuk konsiderohen më si zona me rrezik./dw/
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...