Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050

FILE - In this Sept. 12, 2016 file photo muslims offer Eid al-Adha prayers in a convention center in Marseille, southern France. A new study on Europe's Muslim population suggests that even if all migration into the continent were to stop permanently, the group's share would still be expected to increase to 7.4 percent from the current level of 4.9 percent by 2050. Thursday's, Nov. 30, 2017 report by the Pew Research Center modeled three scenarios on Europe's future Muslim population that vary depending on future levels of migration. (AP Photo/Claude Paris)

21:12 | 30 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Popullsia myslimane në Europë mund të trefishohet deri në vitin 2050.

Sipas një studimi të kryer nga Qendra Kërkimore “Pew” është ardhur në përfundim se popullsia myslimane e Europës do të rritet  gjatë dekadave të ardhshme, edhe nëse imigrimi ndalet, shkruan Daily Mail, transmeton portali arbresh.info

Sipas skenarit “zero migracion” , myslimanët do të përbënin 7.4 përqind të popullsisë në Europë deri në vitin 2050, krahasuar me 4.9 përqind që përbënin vitin e kaluar.

Studiuesit thonë se kjo ndodh për shkak të nivelit të lindjeve të  shumta.

Vendet që do të përjetojnë ndryshim të madh të popullsisë myslimane janë Belgjika, Franca dhe Italia.

Që nga viti 2016, në Britani të Madhe jetojnë rreth 4.1 milionë njerëz, ndërsa në Europë rreth 24.9 milionë.

Mëgjithatë, studimi parasheh që në Britani të Madhe numri i myslimanëve të rritet deri në 16.7 përqind, rreth 13 milionë njerëz.

Studimi vlerëson se 58.8 milionë muslimanë do të përbënin 11.2 për qind të popullsisë në një skenar të “migrimit të mesëm”.

Gjermania dhe Suedia do të përjetojnë rritje të madhe të popullsisë myslimane, pasi të dy vendet kanë pranuar një numër të madh refugjatësh gjatë vitit të kaluar./arbresh.info/

Të ngjashme